Pyetja:
A e prish abdesin gruaja e cila e pastron fëmijën nga papastërtitë!?
***
Përgjigjja:
Nuk e prish abdesin gruaja e cila pastron fëmiun nga papastërtitë.
Mirëpo, nëse gjatë pastrimit gruaja ia prek organin gjenital, atëherë e prish abdesin.
Sepse prekja e organit gjenital të fëmiut e prish abdesin ashtu siç e prish prekja e organit gjenital të saj.
Transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush e prek organin gjenital le të marrë abdes”.
Allahu është më i dituri!
Shejh Uthejmini
Nga arabishtja: Suad B. Shabani