Pyetja:

Një gruaje i erdhën menstruacionet dhe do udhëtojë duke mos mundur të bëjë tavafin e ifadës. Çfarë ka për detyrë të veprojë?

***

Përgjigjja:

Ajo nuk duhet të udhëtojë veçse pasi të ketë kryer tavafin e ifadës. Pra, të vonohet derisa të pastrohet dhe të lahet dhe të kryejë tavafin e ifadës. Nëse ajo nuk mundet të qëndrojë në Mekë, i lejohet të udhëtojë dhe në momentin që do pastrohet duhet të kthehet në Mekë për të kryer tavafin e ifadës.

Shejh Salih el-Feuzani , “Durusu ue fetaua el-Haxh”

Përktheu: Unejs Sheme