Pyetja:
Pas mbarimit të abdesit a duhet të ngritet gishti dhe ta themi shehadetin?
***
Përgjigjja:
Nuk di që ky veprim të ketë bazë. Legjitime për atë që përfundon abdesin është që të thotë: ‘‘Esh’hedu en la ilahe il lAllahu uahdehu la sherike leh, ue esh’hedu enne Muhameden abduhu ue rasuluhu. Allahumme xhealni minet-teuabine ue xhealni minel-mutetahirine.’’ Dhe mjafton.
Shejh Ibën Uthejmini, “Fetaua nurun ala ed-derb” vëll. 3.
Përktheu: Unejs Sheme