Pyetja:

A lejohet bashkimi i bashkëshortëve me sihër?

***

Përgjigjja:

Duke u bazuar në argumentet e qarta, vimë në përfundim se ky veprim është i ndaluar (haram) rreptësisht në fenë Islame.

Pra, nuk lejohet ta përdorim sihrin me qëllim që të bashkohen apo ndahen bashkëshortët. Ky veprim mund të jetë ndonjëherë shirk ose kufër.

Allahu ka thënë:

Dhe shkonin pas asaj që u kanë folur djajtë për mbretërinë e Sulejmanit. Sulejmani nuk ka qenë mosbesimtar, – porse djajtë janë mosbesimtarë (patën mohuar) duke i mësuar njerëzit magji dhe çka u zbriti dy engjujve, Harut dhe Marut, në Babilon. Dhe ata dy nuk ia kanë mësuar askujt, madje thoshin: “Nne jemi vetëm një sprovë, ti mos u bën mosbesimtar!” Dhe njerëzit mësonin prej atyre dyve si ta ndajnë burrin prej gruas, por me këtë nuk mund t’i bënin dëm kurrkujt pa vullnetin e Allahut. Dhe mësonin atë që u bën dëm atyre e nuk u bën kurrfarë dobie edhe pse e kanë ditur se ai që e merrte atë (mjeshtri) nuk do të ketë kurrfarë fati në botën tjetër. Po shumë e keqe është ajo, nëse e dinë, për çka e kanë shitur veten”. (Bekare: 102)

Allahu është më i Dituri!

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetava El Akideti”, fq: 325

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani