Pyetja:

A mund ta di se a është mëkat të shkrish plumb ose të shkosh te hoxha? Kohëve të fundit jam e hutuar shumë, nuk po mundem të bëj asgjë, as të mësoj e as të punoj. Kur dëshiroj të mësoj më kap nervoza dhe s’mundem të vazhdoj. Kërkoj punë dhe nuk pranohem askund pasi në vendet ku më thërrasin të punoj menjëherë ftohem dhe nuk shkoj.

***

Përgjigja:

Po, është prej mëkateve më të mëdha të shkrihet plumb, për çfarëdo arsye.
Për pengesat, me të cilat ballafaqoheni, në bazë të pyetjes suaj, mund të shkoni te ndonjë hoxhë i mirëfilltë, i cili bën kurimin e këtyre sëmundjeve me Kuran dhe sunnet, e jo te të ashtuquajturit hoxhallarë të cilët merren me hajmali, etj. Kërkimi i shërimit te kjo kategori e hoxhallarëve është mëkat sikurse vet shkrirja e plumbit, ndërsa te ata që lexojnë Kuran dhe dua nga mësimet e të Dërguarit, ﷺ, është e lejuar. Sa i përket punësimit duhet të keni kujdes se në ç’vend doni të punësoheni!
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku