Pyetja:

Nëse na pyet dikush se ku gjendet shtëpia e ndonjë fallxhori, a na lejohet t’ia tregojmë?

***

Përgjigja:

Jo, nuk lejohet t’ia tregosh, as ku është shtëpia e fallxhorit, as të tregohet se ku është kisha, e ku gjendet ndonjë vend ku dihet se ai vend njihet me shirk dhe haram, se nëse i tregon këto vende pyetësit, atëherë bëhesh pjesëtar në mëkatet që do të bëjë ai. Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Ai që tregon (udhëzon) për në veprat e hairit, është si ai vepruesi.” Pra, po e njëjta gjë vlen për atë që tregon, udhëzon dhe i orienton njerëzit në veprat e sherrit.

 Agim Bekiri