Pyetja:
Cili është ilaçi kurues i ngacmimeve (vesveseve) në çështjet e pastërtisë?
***
Përgjigjja:
Falenderimi i takon Allahut të Vetëm, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed ﷺ, familjen dhe shokët e tij.
Së pari: Origjina tek uji është pastërtia, e nëse e ndryshon ngjyrën, shijen apo erën e tij me ndonjë papastërti (që përzihet me të) atehere ky ujë bëhet i papastër, i pakët apo i shumtë qoftë ai. Nëse nuk e ndryshon njërën prej këtyre tri cilëve që përmendëm më lart, atëherë është i pastër. Nëse uji është shumë i pakët si sasi, ky ujë nuk bën të përdoret në pastrim, e themi këtë për të qenë brenda (rregullave) dhe për tu larguan nga mospajtimet e dijetarëve, si dhe duke praktikuar hadithin e Ebu Hurejres të cilin e transmeton si fjalë të Profetit ﷺ ku thotë: “Nëse qeni lëshon jargë në enën e ndonjërit prej jush le ta derdhë atë.”
E dyta: Ilaçi që shërben për kurmin e vesveseve është shtimi i përmendjes së Allahut, duke i kërkuar Atij shërim nga kjo gjendje. Të mos dorëzohesh para këtyre ngacmimëve, ti refuzosh e të mos i pranosh. Pra, nëse dikush pastrohet nga papastërtia e vogël, apo e madhja dhe pastaj i vijnë ngacmimet (vesveset) se nuk ka larë kokën p.sh, nuk duhet ti japë rëndësi këtij ngacmimi, por le ta ndërtojë gjykimin e tij sikur e ka larë kokën, e kështu le të veprojë në të gjitha punët e tjera. Pra, të mos u shkojë mbrapa ngacmimeve, sepse ato vijnë nga i mallkuari (shejtani). E kështu duhet të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga shejtani. Ky lloj ngacmimi vjen nga shejtani që quhet El hanas (posaçërisht për veseveset ndaj njerëzve).
Allahut i kërkojmë sukses, paqja dhe bekimi i Allahu qoftë mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.
[Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva]
Përktheu: Muhamed Estrefi