Pyetja:

Nëse unë i ndaloj dhe paralajmëroj vëllezërit e mi kundër disa mëkateve, por bie në këto mëkate për veten time, a konsiderohem unë hipokrit? Ju lutem, më këshilloni, Allahu ju shpërbleftë me të mira.

***

Përgjigjja:

Falënderimet i qofshin Allahut.

Ju duhet të pendoheni për mëkatet dhe të ndaloni vëllezërit tuaj kundër tyre. Nuk është e lejueshme për ju të vazhdoni kryerjen e mëkatit dhe të mos këshilloni vëllezërit tuaj, sepse duke vepruar kështu, ju po kombinoni dy mëkate. Ju duhet të pendoheni tek Allahu prej asaj (bërjes së mëkatit), edhe në të njëjtën kohë të këshilloni vëllezerit. Kjo nuk të bën ty hipokrit, por të vendosë në një kategori e cila është quajtur e fajshme nga Allahu në ajetin: “Te All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!” (Saf: 3)

“A po i urdhëroni njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?” (Bekareh: 44)

Fetaua el-Lexhneh el-Da’imeh, 12/268

Përktheu: Shuajb Rexha