Pyetja:

Kujt është obligim t’i falet namazi i xhenazes dhe kujt jo?

***

Përgjigjja:

Argumentet fetare pohojnë se namazi i xhenazes u falet të vdekurve prej muslimanëve, qofshin ata të mirë apo të këqinj, përderisa e keqja e tyre nuk ka arritur në cakun e mohimit apo të bërit ortak Zotit të Lartësuar. Këtë e themi bazuar në fjalën e Allahut që thotë: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” (Nisa: 48)

(Ehli Suneti) Shpresojnë mëshirën për ata që vepruan mirë dhe frikësohen për ata që punuan vepra të këqija. Ndërsa pabesimtarët e mohuesit ku përfshihen çifutët, të krishterët, ateistët, adhuruesit e varreve etj., këtyre nuk duhet t’u falet namazi i xhenazes.

Komisioni i Përhershem për Fetva

Abdul Aziz bin Baz,
Abdurrezak Afifi,
Abdullah Gudejan dhe
Abdullah bin el Ku’ud

Përshtati: Fatjon Isufi