Pyetja:
Allahu thotë: “Çdo gjë që është (ekziston) do zhduket dhe do ngelet vetëm fytyra e Madhërishme e Zotit tënd,” (Rrahman: 26–27) Dikush thotë se ky ajet nuk ka për qëllim fytyrën por vetë qënien e Allahut, sepse është Allahu Ai që ngelet dhe jo vetëm fytyra e Tij.
***
Përgjigjja:
Po, komentuesit e Kuranit rreth këtij ajeti e kanë komentuar fytyrën me qënien e Allahut por sidoqoftë të gjitha ajetet kuranore ku përmendet fytyra, tregojnë për pohimin e cilësisë së fytyrës së Allahut, cilësi që i përket qënies së Tij, ashtu siç i takon madhërisë së Tij. Ndërsa thënia se ai që ngelet është Allahu por jo fytyra e Tij, buron nga injoranca dhe mosnjohja e kuptimeve të teksteve që flasin rreth cilësive të Allahut, sepse është e papranueshme dhe e pakonceptueshme që të ketë ndarje ndërmjet cilësisë (në rastin konkret: fytyra) dhe të cilësuarit, i cili është Allahu. Pra, kuptoje.
Zejd el Medkhalij, “el Ikdul munedadul xhedid” fq 39
Përktheu: Shuajb Rexha