Pyetja:
Në spital, një njeri vuan nga anemia, dhe spitali kërkon për të gjak, ndërkohë që ne e dimë se gjaku është i pisët. Në këtë rast a i lejohet një njeriu që të dhurojë gjak për këtë të sëmurë apo nuk i lejohet?
***
Përgjigjja:
Origjina tek mjekimi është që të bëhet me gjëra të lejuara, por në qoftë se pacienti nuk ka asnjë mënyrë për tu forcuar e për tu kuruar vetëm se me gjakun e një tjetri ndërkohë që kjo mënyrë bëhet e vetmja që e shpëton atë nga sëmundja dhe dobësia ndërsa të zotët e kësaj shkence e pohojnë bindshëm se kjo i bën dobi atëherë nuk ka asgjë që ai të kurohet në këtë mënyrë e të shpëtojë nga sëmundja dhe dobësia e tij me gjakun e një tjetri kjo bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar që thotë: “Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (Bekare: 173)
“Ai tashmë jua ka shpjeguar ç’është e ndaluar, përveçse kur jeni në shtrëngesë?!” (Enam: 119)
Komisioni i Përhershëm për Fetva