Pyetja:
Jam një motër muslimane që pres fëmijën e parë. Gjatë gjithë shtatzanisë kam patur probleme. Problemi tjetër është se më kanë mbetur nga Ramazani që shkoi edhe 8 ditë për t’i agjëruar. Mjekët më këshillojnë që të ha shumë ushqim që të mund të përballoj shtazaninë, ndërsa unë vetë kam vënë re se gjendja më përkeqësohet kur rri pa ngrënë. Inshallah, fëmija pritet të lindë në prag të Ramazanit që po vjen, ndërkohë që unë do të mbetem borxh 8 ditë nga Ramazani që kaloi. Ju lutem, për hir të Allahut, më tregoni si t’i shlyej këto ditë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu të shpërbleftë për merakun! Nuk ka pse të shqetësohesh fare, agjëron gjatë vitit të ardhshëm, se Allahu thotë në Kuran: “Allahu s’e ngarkon njeriun përtej mundësisë që ka.” (Bekare: 286) Allahu e bëftë fëmijë të hajrit e të begatë si vetë muaji i begatë i Ramazanit! Allahu e di më së miri.
Ahmed Kalaja