Pyetja:
Unë dhe partneri im kemi probleme me daljen e medhijjut kur mendojmë për njërin-tjetrin. Kjo vazhdimisht na shfaq probleme. Unë e kam parasysh hadithin e Aliut që duhet marrë abdes dhe pastruar vendi, mirëpo unë kam rrjedhje të vazhdueshme të medhijjut. A duhet që për çdo herë sa herë del ky lëng të marr abdes apo jo?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Më duhet në këtë fillim të bëj një vërejtje për termin partner, që ju përdorët në pyetjen tuaj, pasi është një shprehje që mund të ketë disa kuptime, disa prej të cilave janë të papranuara në mësimet islame. Prandaj, nëse e keni fjalën me partner ndonjë djalë me të cilin keni kontakt dhe nuk ju lidh ndonjë lidhje serioze dhe e lejuar si fejesa apo martesa, atëherë ju tërheqim vërejtjen që të largoheni nga lidhjet e këtilla, pasi janë mëkate të cilat hidhërojnë Krijuesin tuaj.
Por nëse e keni fjalën për dikë me të cilin keni lidhur fejesë ose martesë dhe jeni larg nga njëri-tjetri dhe gjatë kujtimit të ndërsjellë keni probleme me këtë sekrecion, atëherë themi se çdo gjë që tajitet nga organi i mashkullit apo i femrës pa marrë parasysh a është me epsh apo jo, konsiderohet se e prish abdesin. Prandaj ju në këtë rast obligoheni që të përsërisni abdesin. Por nëse kjo është shumë e vazhdueshme, atëherë kemi disa lehtësime për të cilat kemi folur më herët.
Alaudin Abazi