Pyetja:

A lejohet leximi i Kuranit nga personi që nuk është me abdes?

***

Përgjigjja:

Lejohet leximi i Kuranit nga ai që nuk ka abdes, sepse është transmetuar nga Aishja se Profeti ﷺ e përmendte Allahun në çdo gjendje. [1]

Imam Maliku ka transmetuar nga Ejub es-Sihtijanij, nga Muhamed bin Sirini se Umer bin Hatabi ishte në një grup njerëzish duke lexuar Kuran. Ai shkoi të kryente nevojat fiziologjike dhe, më pas, u kthye duke lexuar Kuran. Njëri nga të pranishmit i tha:”O prijësi i besimtarëve, a po lexon Kuran duke mos qenë me abdes?” Umeri i tha: ”Kush ta ka mësuar këtë? Mos ndoshta Musejlemeh kedhabi?!”

Kurse, në lidhje me xhunubin, janë transmetuar hadithe të dobëta, që ia ndalojnë leximin e Kuranit, por këto hadithe nuk arrijnë të jenë të vlefshme për të rënë ndesh me hadithin e lartpërmendur të Aishes.

Ibn Abasi nuk e shikonte problem që xhunubi të lexonte një ajet apo dy.”

Muhamed Halil Herras, “Fetaua” fq. 124

Burimi: Xhamiambret

————————-

[1] Buhariu & Muslimi

[2] “Muvata”