Pyetja:
A lejohet shkulja dhe rregullimi i vetullave?
***
Përgjigjja:

 

Thotë dijetari i njohur AbdulAziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë): “Nuk lejohet shkulja e vetullave dhe as që të hollohen ata, përshkak të asaj se Pejgamberi ﷺ e ka mallkuar femrën “en Nemiseh”, pra femrën që i shkul vetullat dhe atë femër që kërkon t’i shkulen vetullat “el Mutenesimmeh”.’

Thotë dijetari Salih El Feuzan: “Kjo vepër (shkulja dhe rregullimi i vetullave) është gjunah prej gjunaheve të mëdha dhe është akt mosbindje ndaj Allahut. Kjo është gjunah i madh, pasiqë një femër e tillë është e mallkuar në hadith dhe gjithashtu bën pjesë në ndryshimin e krijimit të Allahut. Na ka lajmëruar Allahu se bërja e një vepre të tillë është bindje ndaj urdhërave të Shejtanit, thotë Allahu:(Shejtani tha) Unë do t’i urdhërojë ata dhe do ta ndryshojnë krijimin e Allahut”. (Nisa, 119).”

Thotë dijetari Shejh Ibn Uthejmin: “Kjo vepër (rregullimi i vetullave) është gjynah i madh. Dhe Pejgamberi ﷺ e ka përmendur femrën, sepse ajo mundohet çdoherë ta zbukurojë veten e saj, përndryshe edhe burri nëse i shkul vetullat edhe ai do të jetë i mallkuar sikurse femra. Nuk ka dallim mes shkuljes, prerjes apo rruajtjes së vetullave.”

Përktheu: Enis Arifi

Comments are closed.