Pyetja:

Një grua është duke lexuar fall në filxhan dhe ajo ka vendosur adresën e saj në një nga gazetat.

***

Përgjigjja:

Së pari: Gjykimi mbi këtë vepër:

S’ka dyshim se falli, magjia dhe astrologjija, horoskopi janë prej veprave më të këqija, është shkatërrim në tokë dhë dëmtim i muslimanëve pa të drejtë.

Divergjenca mes dijetarëve është rreth asaj se a bën fallxhori kufër dhe del nga umeti musliman (bëhet qafir) apo është kufër (i vogël) i cili nuk të nxjerr nga feja.

Ata të cilët thonë se ka bërë kufër argumentohen me hadithin i cili transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush shkon te fallxhori dhe i beson atij në atë çka thotë ai, ka bërë kufër në atë që i është zbritur Muhamedit.“ [1] Sepse kjo është pretendim se ai e di të fshehtën, ndërsa kush pretendon një gjë të tillë ka bërë kufër.
Allahu i Madhëruar thotë: “Ai e di Gajbin (të fshehtën) dhe fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt, përveç atij me të cilin është i kënaqur nga të dërguarit…” (Xhinn: 25)

Në një ajet tjetër thotë: “Thuaj: Askush veç Allahut as në qiejt, as në tokë nuk e di Gajbin (të fshehtën)…” (Neml: 65)

Së dyti: Këshilla jonë për këtë grua e cila bën këtë vepër është që të largohet dhe të pendohet tek Zoti, sepse kjo vepër është prej mëkatëve më të mëdhaja dhe t’a ketë frikë Allahun e mos ti dëmtoj muslimanët me këtë vepër të shëmtuar, sepse Allahu thotë: “E ata të cilët i dëmtojnë besimtarët dhe besimtaret për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat të vërtetë”. (Ahzab: 58)

Ajo duhet të pendohet tek Allahu nga kjo vepër para se t’i vjen Meleku i vdekjes befas, duhet të kthehet tek Zoti në të gjitha çështjet në të cilat te Zoti është dobia dhe dëmi, të jetë e kujdesshme që të mos kapet në rrjetën e shejtanit, e ta çoj në zjarr, Allahu na ruajtë.

Kjo vepër e saj është sprovë për muslimanët që janë të dobët në fenë e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet se ata të cilët i sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe pastaj ata nuk pendohen, do të kenë ndëshkimin e Xhehenemit dhe do të kenë ndëshkimin e Zjarrit të Fortë që digjet.” (Buruxh: 10)

Shejh AbdulAziz ibn Baz ka thënë:

“Astrologjija apo siç quhet leximi i dorës dhe i filxhanit, apo ngjashëm, fallxhorë apo magjistarë, të gjitha këto janë nga dituritë e xhahilijetit (injorancës) të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ i kanë ndaluar, janë nga veprat të cilat Islami i ka shpallur të pavlefshme, ka tërhequr vërejtjen nga kjo vepër, si dhe ka ndaluar shkuarjen tek ata të cilët e bëjnë në mënyrë që t’i pyesin apo t’i besojnë atyre diçka nga ajo që ata tregojnë, sepse kjo është Gajb (dituri që e din vetëm Allahu).

Këshilla ime për të gjithë ata të cilët kapen pas këtyrë gjërave është të pendohen tek Allahu, të kërkojnë falje tek Ai dhe vetëm Atij t’i mbështeten në të gjitha çështjet, duke i marur edhe sebepet që janë të lejuara e të largohen dhe t’ju tërheqin vërejtjen familjeve të tyre që mos t’i pyesin apo t’ju besojnë atyre në mënyrë që të respektohet Allahu e të pasohet i Dërguari i Tij, poashtu duke pasur kujdes të mos hidhërohet Allahu mbi ne dhe poashtu që të jemi larg shkaqeve që çojnë në Shirk për të cilin nëse vdes me të (shirk) e humb dunjanë dhe ahiretin.” [2]

Gjithashtu duhet potencuar se kjo grua atë fitim që e merr nga kjo vepër e shëmtuar e ka haram, duke u bazuar në atë që e transmetojnë nga ebi Mes’ud el Ensarij: “E ka ndaluar i Dërguari i Allahut ﷺ: fitimin nga qeni, fitimin nga zinaja, dhe fitimin nga falli.” [3]

Neveviu duke e komentuar këtë hadith, ka thënë: Ka thënë Begaviu dhe Kadi I’jad: “Të gjithë muslimanët janë të pajtimit se fitimi nga falli është haram, sepse është dhënie në haram dhe është ngrënia e pasurisë pa të drejtë”.

Islamqa.info

Përktheu dhe përshtati: Suad Hoxha

———————————–

[1] Ahmedi, Musned dhe Albani në “Sahih el-Xhami“

[2] Mexhmu Fetava Ibn Baz ( 2 / 120 – 122 ).

[3] Buhariu dhe Muslimi