Pyetja:

Nëse dal me abdes në rrugë pa mbulesë, por jo e zhveshur si shihen femrat e sotme, a më prishet abdesi?

***

Përgjigjja:

Së pari të përgëzoj që e fal namazin dhe shpresoj i fal pesë kohët e namazit, ashtu siç na ka obliguar me këtë Allahu i Madhërishëm. Dije se duke e falur namazin, ti e bën një obligim ndaj Allahut, e kryen një veprim që Allahu i Madhërishëm na e ka bërë obligim, dhe e ka bërë rrugë shpëtimi për besimtarin që e fal me përkushtim dhe sinqeritet. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit..” (Muminun: 12)

Poashtu, në një ajet tjetër, i Lartmadhërishmi ka theksuar se namazi është dëshmi e besimit, dhe ka thënë: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre. Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin.” (Enfal: 23) Pra, emërues i përbashkët i shpëtimit dhe të qenit besimtarë i vërtetë është zbatimi i urdhërit të Allahut të Madhërishëm. Për sa i përket abdesit, abdesi nuk të prishet nëse del pa mbulesë islame në rrugë, por dashtë Allahu sa ma shpejtë mbulohesh, sepse besoj se e din se mbulesa është farz, gjegjësisht obligim që e ka bërë Allahu që na krijuar. E lus Allahun të të ndihmon ty dhe gjithë femrave muslimane ta zbatojnë këtë urdhër të Tij. Ashtu siç ishte falja e namazit me përkushtim dëshmi e besimit, ashtu edhe zbatimi i farzit të mbulesës për femrën muslimane është tregues i përkushtimit dhe devotshmërisë. Sa për të të rikujtuar, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen…” (Ahzab: 59)
Dashtë Allahu namazi bëhet dritë që ta ndriçon rrugën për zbatimin e detyrave tjera fetare. Ju keni një përparësi që falni namaz dhe kjo ju shpie edhe për në adhurime tjera.

Dr. Bashkim Aliu