Pyetja:

Gjatë ditëve të agjërimit të Ramazanit, a lejohet të bëjmë dush?

***

Përgjigjja:

Nuk ka pengesë që personi i cili agjëron të pastrohet me ujë. Larja me ujë nuk e prish agjërimin, bile edhe nëse një person që agjëron, për një kohë futet në bazen dhe qëndron në ujë, apo qëndron në banjë në ujë, nuk i prishet agjërimi. Me këtë rast duhet patur kujdes që mos të hyjë uji kah goja apo kah veshët. Nëse pastrohet prej xhunubllëkut, do ta pastrojë edhe gojën edhe hundën, por duhet të jetë i kujdesshëm mos e çojë ujin shumë poshtë në fyt që t’i shkon brenda në organizëm. Allahu e di më së miri.

Dr. Bashkim Aliu