Pyetja:

A i lejohet muslimanes me shami të mbajë syze dielli?

***

Përgjigjja:

Po, lejohet për muslimanen t’i mbajë syzet e diellit, me kusht që ato të mos mbahen për qëllim të zbukurimit dhe tërheqjes, por për nevojë. Nuk dyshohet se nevoja për syze të diellit mund të jetë e pamohueshme, por atë nevojë e reflektojnë edhe vet syzet. Nëse ato në vete përmbajnë zbukurime të theksuara, vihet në dyshim nevoja.

Muhamed Dërmaku