Pyetja:

A është e vërtetë se thënia e tesbih doves (ajetul kursisë) të ndihmon në raste të vështirësive dhe a mund të na shkruani atë?

***

Përgjigjja:

Po, është e vërtetë se recitimi apo thënia e Ajetul-Kursij (tesbi dovës) të ruan nga shumë fatkeqësi dhe rreziqe të mundshme nga shejtani i mallkuar. I Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Kush e lexon ajetul kursinë (ajeti 255 i sures Bekare – tesbih dova) kur të shtrihet në shtrat për të fjetur, Allahu do t’i dërgojë atij një mbrojtës (ruajtës) që nuk i ndahet dhe nuk do t’i afrohet shejtani derisa të zgjohet (në mëngjes)”. [1]
“Nuk e pengon njeriun, i cili e thotë ajetul Kursijen pas çdo namazi, nga hyrja në Xhenet asgjë, përveç vdekjes.” [2]

Ibn Tejmije, kur shkruan për këtë çështje thotë: “Ka ndikim të madh në largimin e shejtanëve nga shpirti i njeriut, nga i godituri me epilepsi, dhe ndaj atyre që ju ndihmojnë shejtanët sikur: zullumçarët, tiranët, epsharakët dhe arroganët..”

All-llahu la ilahe il-la hu. El hajjul kajjum. La te’hudhuhu sinetun ve la neum. Lehu ma fissemavati ve ma fil erd. Men dhel-ledhi jeshfeu indehu il-la bi idhnih. Jaëlemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum. Ve la juhitune bi shej’in min ilmihi il-la bi ma shae. Vesia kursijjuhussemavati vel erda. Ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel alijjul adhim.

Muhamed Dërmaku

——————-

[1] Buhariu

[2] Nesaiu