Pyetja:

I kemi tre fëmijë të lazdruar, mundohemi t’i edukojmë dhe t’i mësojmë. Kemi provuar shumë herë në të gjitha mënyrat por prapë janë të njëjtë.

***

Përgjigjja:

Së pari, duhet ta lutni Allahun që t’ua mundësojë juve që t’i edukoni fëmijët tuaj ashtu si është Allahu i kënaqur. Pastaj, merrni shkaqe të ndryshme duke bërë gara në mes tyre se kush e përfill më shumë programin që e keni vendosur ju në shtëpi por mos e ndërpritni angazhimin tuaj ngase ju jeni përgjegjësja e parë për edukimin e tyre. Ju këshilloj ta lexoni librin: “Udhërrëfyes për edukimin e familjes – shtatëdhjetë e pesë vërejtje mbi edukimin e fëmijëve” të pr. dr. Abdulkerim Bekkarit.

Bedri Robaj