Pyetja:

Një i moshuar në moshën nëntëdhjetë vjeç vuan nga diabeti dhe tensioni lartë i gjakut, ndërsa kjo është shkak që e bën atë të pijë ujë më shpesh se zakonisht. A duhet ai të mos agjërojë dhe në vend të kësaj t’i japë ushqim të varfërve?

***

Përgjigjja:

Po. Këtu bëhet fjalë për një sëmundje kronike. Ai duhet të përmbahet nga agjërimi dhe të japë 1 kg ½ ushqim çdo ditë një të varfëri. Do të thotë 45 kg për tërë Ramazanin në tërësi. Nuk ka rëndësi nëse ai e ndan ushqimin për çdo ditë veç e veç apo nëse e jep të tërën përnjëherë. Po kështu, nuk ka rëndësi nëse ai i jep ushqim disa të varfërve ose vetëm një personi të varfër.

Shejh Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Unejs Sheme