Pyetja:

Nëse falem gabimisht, a hyj në ndonjë sekt të devijuar?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Fillimisht themi se termi sekt nuk ka të bëjë me mënyrën e të falurit. Me fjalë të tjera, dallimi në formën e të falurit mes muslimanëve nuk është pikë ndarëse në mes Ehli Sunetit dhe grupimeve të tjera të devijuara, por dallimi në mes tyre është në besim dhe në metodologjinë e nxjerrjes së argumenteve nga citatet sheriatike dhe çfarë konsiderohet burim i sheriatit. Vëlla i nderuar, pa u zgjeruar themi se Islami është i qartë dhe kuptimi i përmbajtjes së mësimeve është i thjeshtë, pa komplikime dhe pa fshehtësi. Nëse njeriu e realizon besimin e tij në Allahun e Lartësuar duke qenë i nënshtruar vetëm ndaj Tij dhe duke mos i shoqëruar Atij dikë në adhurime (pra, pa e përzier besimin e tij me shirk), atëherë ai do të jetë i shpëtuar. Njeriu i cili e kryen faljen duke e zbatuar këtë objektiv (e kryen faljen vetëm për Allahu e Lartësuar) dhe mundohet t`i pasojë mësimet e sakta të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, atëherë atë njeri Allahu i Plotfuqishëm nuk do ta humbë.

Alaudin Abazi