Pyetja:

Ç’duhet të bëjë ajo grua, menstruacionet e së cilës zakonisht zgjasin shtatë ose tetë ditë, nëse dalja e gjakut vazhdon edhe pas kalimit të kohës së zakonshme të menstruacioneve të saj?

***

Përgjigjja:

Në raste të tilla, gruaja nuk duhet të falet apo të agjërojë, sepse Pejgamberi ﷺ nuk e ka kufizuar kohën e zgjatjes së menstruacioneve.

Ndërsa Allahu thotë: ”Të pyesin për menstruacionet. Thuaj: “Ato janë diçka e dëmshme (papastërti)…” (Bekare: 222)

Ndaj, nëse gjaku vazhdon të rrjedhë, ajo duhet të presë derisa të ndërpritet rrjedhja e tij plotësisht, e pas kësaj, ajo duhet të lahet, të falet e të agjërojë.

Në të njëjtën mënyrë, nëse në muajin e ardhshëm, menstruacionet zgjasin më pak se koha e zakonshme, ajo duhët të lahet dhe të falet menjëherë sapo të shohë që gjaku është ndërprerë, pa i dhënë rëndësi faktit që menstruacionet e saj kanë vazhduar më pak se herët tjera.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Unejs Sheme