Pyetja:
Si t’i edukojmë fëmijët në këto kohë të liga?
***
Përgjigjja:
Bëj shumë dua për ta, bëhu shembull për ta për kryerjen e ibadeteve (adhurimeve) të shumta e të shpeshta, poashtu kushtoj shumë rëndësi fitimit të pasurisë përmes hallallit. Sjellu mirë me ta dhe me nënën e tyre (gruan tënde) dhe assesi mos të shohin duke e bërë atë që i ke ndaluar prej saj. Ke frikë Allahun në çdo gjendje.
Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Ruaje Allahun, Allahu të ruan ty…” [1]
Me fjalën – “Ruaje Allahun” – është për qëllim ruajtja e fesë së Tij dhe dispozitave të saj. Kjo do të thotë që njeriu duhet të jetë vazhdimisht i nënshtruar ndaj Allahut të Lartësuar si dhe të qëndroj brenda dispozitave të Tij.
Në qoftë së ato dispozita kanë të bëjnë me obligimet, atëherë assesi nuk i tejkalon ato. E në qoftë së janë dispozita që kanë të bëjnë me ndalesat, atëherë i lë dhe largohet prej tyre. Kush e ruan Allahun, Allahu e ruan atë në çështjet e fesë, familjes dhe pasurisë së tij.
Shejh Uthejmini, “edDijaul-Lamiu” 6/265———————–
[1] Muslimi