Pyetja:
Cilat janë llojet e ndryshme të besimtarëve?
***
Përgjigjja:
Ka tre lloje kryesore të besimtarëve:
Ky kapitull është shpjegim i thënies së Allahut:
“Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e Allahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.” (Fatir 35:32)
“Autori u referohet tre llojeve të besimtarëve të gjendura në ajetet e Kuranit dhe të cilat janë të ngjashme me shpjegimet që Ibn Kethiri u ka bërë atyre, dhe kjo është në pajtueshmëri me atë se çfarë ka thënë Ibn Abasi, Ibn Mesudi dhe Sahabet e tjerë, (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) Ibn Abasi ka thënë: Ata janë Umeti i Muhamedit ﷺ, ata të cilëve Allahu ua mundësoi të përfitonin nga të gjitha librat të cilat i zbriti Allahu. Ai që i ka bërë padrejtësi vetvetes do të falet, ai i cili ka qenë i kujdesshëm (mesatar) do të llogaritet me llogari të lehtë, dhe ai i cili nxiton (në kryerjen e veprave të mira) do të hyjë në Xhenet pa dhënë llogari).” [1]
Ky kapitull shërben për të qartësuar besimet e kota të Murxhieve dhe Havarixhëve, dhe ndërtohet nga kapitujt e mëparshëm. I refuzon Murxhiet ngase Allahu i ka përshkruar besimtarët në tre lloje të ndryshme, duke e shkatërruar besimin e tyre të kotë se imani është vetëm i një lloji. Nëse imani është i të të njëjtit lloj apo nivel, atëherë si është e mundur që disa besimtarë quhen dëmtues të vetvetes, disa të tjerë mesatar, dhe pjesa tjetër ata të cilët nxitojnë në kryerjen e veprave të mira. Është gjithashtu edhe refuzim i mëtejshëm i Havarixhëve, ngase Allahu i ka përshkruar disa besimtarë si dëmtues të vetvetes, dhe ky dëmtim (që ata i bëjnë vetes së tyre) nuk i nxjerr ata nga feja islame.
1) Sabikune ilal Khajrat – Ata te cilët nxitojnë ne kryerjen e punëve të mira:
Ata të cilët nxitojnë ne kryerjen e punëve të mira janë ata te cilët i kryejnë edhe veprat e detyrueshme dhe u shmangen atyre që janë te ndaluara dhe te papëlqyera.
2) Muktasidun – ata te cilët janë mesatar: mesatarët janë ata te cilët e kufizojnë vetveten vetëm në kryerjen e veprave te detyrueshme duke i shmangur veprat e ndaluara. (d.m.th ata te cilët bien në vepra te papëlqyera dhe i lënë veprat e këshilluara.)
3) Dhalimun li Enfusihim – ata të cilët e dëmtojnë vetveten: ata te cilët e dëmtojnë veten -i bëjnë padrejtësi vetvetes janë ata të cilët i përziejnë veprat e mira me të këqia.
Kjo do te thotë se ata bien në vepra të cilat janë të ndaluara dhe braktisin veprat që janë të detyrueshme. Ibn Kethiri, duke sqaruar këto tri kategori të besimtarëve: “Dëmtuesi i vetvetes dështon në kryerjen e obligimeve dhe fillon me veprat e ndaluara. Mesatari, i kryen veprat e detyruara dhe largohet nga gjërat e ndaluara, sidoqoftë ai tenton tu largohet disa veprave te rekomanduara dhe bie ne disa vepra te papëlqyera. Ai i cili nxiton të bëjë vepra të mira kryen veprat e detyrueshme dhe të pëlqyera, e qëndron larg nga gjërat e ndaluara dhe të papëlqyera.” [2]
Shejh Abdurahman Es-Sa’dij, “Pyetje themelore në lidhje me themelet e imanit dhe pengesave në rrugën e besimit”; fq. 31-32
——————————
[1] Tefsirul Kur’anil Adhim, 6/546
[2] Tefsir Ibn Kethir 6/546