Pyetja:

Për sa i përket kurimit të mësyshit, a të mjaftohemi me rukjen sheriatike apo duhet me doemos të lahemi me ujin e atij që na ka rënë mësysh?

***

Përgjigjja:

Rukja Sheriatike është kurim dhe larja gjithashtu është kurim, nëse është e mundur që ai i cili u ka rënë mësysh të lahet, domethënë sikur të lahet, duhet të lajë fytyrën e tij, të shpërlajë gojën me ujë, të lajë rrobën e tij të brendshme (dhe e shtrydh ujin e saj në enë), lanë gishtat e këmbëve, kjo bën dobi. Pastaj uji që merret prej atij i hidhet të sëmurit dhe me të lahet ai që i është rënë mësysh. Kjo do t’i bëjë dobi me lejen e Allahut.

Dhe nëse lanë fytyrën e tij dhe shpërlan gojën dhe ujin (me të cilin lau fytyrën dhe shpalu gojën) e hedh në një enë, pastaj ia hedh të sëmurit, kjo do t’i bëjë dobi me lejen e Allahut, edhe nëse nuk lahet.
Ajo që duhet të bëjë është të lajë fytyrën e tij, të shplajë gojën, të lajë anët e brendëshme të duarve dhe rrobën e tij të brendshme (izari ose rroba që ka kontakt me kërcinjtë), gishtat e këmbëve dhe dy gjunjtë, kjo do të bëjë dobi për kurimin e atij që e kanë ngrënë me sy.

Ne e kemi provuar që vetëm larja e fytyrës, shpërlarja e gojës dhe larja e dy duarve mjaftojnë me lejen e Allahut në largimin e mësyshit. Nëse dikush akuzohet se i ka rënë mësysh dikujt tjetër, kështu ai lan fytyrën, dy duart e tij dhe shplan gojën dhe ujin e hedh në një enë, pastaj ia hedh atë të sëmurit, ai do të çlirohet me lejen e Allahut.”

Shejh Abdul-‘Aziz Ibn Baz