Pyetja:

Kam vërejtur që disa adhurues i lënë thonjtë e tyre të rriten dhe ata mbushen me papastërti. A i ka hije kjo një muslimani dhe a është i vlefshëm abdesi i tyre? A ka ndonjë afat të caktuar për prerjen e thonjve apo për bërjen e gjërave tjera që janë sunete te el-fitre (natyrës njerëzore)?

***

Përgjigjja:

Thonjtë duhet të priten brenda 40 ditëve (nga prerja e fundit), sepse Pejgamberi ﷺ ka caktuar një kufi brenda të cilit njerëzit duhet t’i presin thonjtë, të rruajnë pjesën intime, të heqin qimet ë nënsqetullave dhe t’i presin mustaqet, dhe të mos i lënë më gjatë se 40 ditë. Kjo është vërtetuar nga Pejgamberi ﷺ. Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte shërbëtor i Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “Ai na caktoi afat për prerjen e mustaqeve, për prerjen e thonjve, heqjen e qimeve të nënsqetullave dhe rruajtjen e pjesës intime. Këto nuk duhet t’i lëmë pa hequr për më shumë se 40 ditë”. [1] Po ashtu është transmetuar me fjalët: “I Dërguari i Allahut ﷺ na caktoi afat. Ne s’duhet të lëmë thonjtë, mustaqet, rruajtjen e pjesës intime dhe të nënsqetullave për më shumë se 40 ditë”. Edhe meshkujt, edhe femrat duhet t’i kushtojnë kujdes kësaj çështjeje dhe të mos lënë thonjtë, mustaqet, pjesën intime dhe nënsqetullat më shumë se 40 ditë.
Abdesi është i vlefshëm dhe nuk ndikohet nga çfarëdo papastërtie që gjendet nën thonj,
sepse kjo është sasi e vogël dhe mund të falet.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua ue Mekalat Muteneëi’eh li Semahet” 10/50

———————————–

[1] Muslimi 258

[2] Ahmedi 11823, Nesa’iu 14