Pyetja:

Si duhet të marrë abdes personi që ka diarre (jashtëqitje), gjakderdhje jomenstruale apo që s’ka mundësi të mbajë abdesin për një periudhë të caktuar kohore?

***

Përgjigjja:

Çdo musliman duhet të falet edhe nëse ai s’mund të marrë abdes, dhe s’është e lejueshme për të që të jetë i shkujdesur në lidhje me këtë. Përsa i përket atyre që s’mund ta mbajnë abdesin e tyre për shkak të moshës së vjetër apo sëmundjes, ata duhet të marrin abdes për çdo namaz kur të hyjë koha. Kështu, kur ta dëgjojnë ezanin, ata duhet të marrin abdes dhe të falen me abdesin që marrin. Personi i këtillë arsyetohet. Mirëpo, kur të thirret ezani për namazin e radhës, ky ezan e anulon abdesin e tyre. Këta janë njerëzit të cilëve fukahatë (juristët) u referohen kur flasin në lidhje me njerëzit të cilëve ezani i radhës ua anulon abdesin për shkak të gazrave të tepërta dhe sëmundjeve si diarrea dhe gjakderdhja jomenstruale.
I Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë gruas e cila qe ndikuar nga gjakderdhja jomenstruale: “Merr abdes për çdo namaz“. [1]
Në një tjetër version të hadithit qëndron: “Edhe nëse gjaku rrjedh pikë-pikë në rrobën“. [2] Kështu që i themi atij që ka diarre: Merr abdes për çdo namaz kur të hyjë koha për të, ngaqë kjo është një sëmundje e cila e arsyeton personin nga bërja e mëkatit meqë kjo është jashtë kontrollit dhe Allahu nuk e ngarkon një shpirt më shumë se që ai mund të mbartë.

Shejh Mesh’hur Hasan Selman

——————————————-

[1] Buhariu, nr. 228

[2] Ibn Maxhe, nr. 624