Pyetja:

A është e lejueshme të lexohet Kurani te varrezat?

***

Përgjigjja:

Është dëshmuar që Pejgamberi vizitonte varrezat dhe lutej për të vdekurit; lutje të cilat ua kishte mësuar shoqëruesve të tij dhe ata i mësuan ato prej tij. Për shembull: “es-Selamu alejkum ehl el-dijar min el-mu’minin uel- muslimin, ue inna in shaAllah bikum lakihun, nes’el Allahe lene ue lekum el-afijeh” (Paqja qoftë mbi ju, o njerëz të vendbanimeve, besimtarë dhe muslimanë. Nëse do Allahu edhe ne do t’ju bashkëngjitemi. Lusim Allahun të na dhurojë sigurinë neve dhe juve)!”

Por, nuk ka ndonjë transmetim se ai ﷺ ka recituar ndonjë kaptinë Kurani apo ndonjë ajet nga ai për të vdekurit, ndonëse i vizitonte shpesh ato. Po të ishte parashkruar (urdhëruar) kjo, ai do ta kishte bërë këtë dhe do t’ua kishte mësuar këtë shoqëruesve të tij në kërkim të shpërblimit dhe mëshirës ndaj umetit të tij, dhe për të përmbushur detyrimin e bartjes së porosisë. Ngaqë ai ka qenë siç e ka përshkruar Allahu: “Vërtet ju ka ardhur një i dërguar (Muhamedi) nga mesi juaj. Ai vreroset kur ju keni ndonjë vështirësi apo lëndim. Ai (Muhamedi) shqetësohet për ju; për besimtarët ai është plot devotshmëri, butësi, dhe i mëshirshëm.” (Teube: 128)

Fakti se ai nuk e ka bërë këtë ndonëse ka pasur arsye pse ai mund të kishte bërë këtë, tregon se kjo s’është parashkruar (urdhëruar). Shoqëruesit e tij e dinin këtë dhe ndoqën hapat e tij, dhe ata e kufizuan veten në mësimin dhe bërjen e dua’ve për të vdekurit kur i vizitonin ata. Nuk ka asnjë transmetim se ata lexuan Kuran për të vdekurit. Për ta një lexim i tillë ishte një bidat (risi në fe), dhe është dëshmuar se Pejgamberi ka thënë: “Kushdo që prezanton ndonjë gjë në çështjen tonë e cila s’është pjesë e tij, ajo do t’i refuzohet.” [1]

Komiteti i Përhershëm për Fetva

——————————–

[1] Buhariu & Muslimi