Pyetja:

E kryej faljen e namazit por nuk jam e mbuluar, dhe në flokët e mi kam ngjyrë por para vënies së ngjyrës kam marrë abdes. Dikush më thotë se nuk më pranohet namazi.

***

Përgjigjja:

Allahu ju ndihmoftë që ta përfillni çdo urdhër sheriatik dhe të pajiseni me dituri të hairit!
Nëse ngjyra është materie që pengon depërtimin e ujit tek floku, atëherë abdesi i juaj është jo i plotë dhe në këtë mënyrë edhe namazi është jo i plotë për shkak se është falur pa abdes. Por nëse materia e ngjyrës nuk pengon depërtimin e ujit, e që kështu mendoj se është ngjyra e flokëve, atëherë abdesi i juaj ka qenë në rregull dhe kështu edhe namazi, nëse i kanë plotësuar kushtet e tjera.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku