Pyetja:

A lejohet udhëtimi për turizëm në vende të pamoralshme?

***

Përgjigjja:

Nuk është e lejueshme të shkohet për turizëm në vende të çoroditura, për shkak të
rrezikut që kjo paraqet për përkushtimin fetar dhe moralin e muslimanit. Islami ka
ardhur për t’i mbyllur udhët që çojnë tek e keqja. Nëse ky turizëm e lehtëson mëkatimin dhe e përkrahë atë, nuk është e lejueshme për muslimanin që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit t’u ndihmojë të tjerëve në mosbindjen ndaj Allahut dhe t’i kundërshtojë urdhrat e Tij. Nëse personi heq dorë nga diçka për hir të Allahut, Allahu do t’ia kompensojë atë me diçka më të mirë. Falënderimi i takon Allahut me lejen dhe ndihmën e të Cilit plotësohen mirësitë, tani mund të udhëtoni në vende muslimane ku banorët janë të devotshëm dhe të argëtoheni brenda kuadratit të hallallit.

“Fetaua el-Lexhne el-Da’imeh” 26/224