Pyetja:

A lejohet për një xhematli të qëndrojë përpara imamit në namaz?

***

Përgjigjja:

Pikëpamja e saktë është se, është e detyrueshme që imami të qëndrojë përpara dhe sʹështë e lejueshme për një pjesëmarrës të xhematit të qëndrojë përpara imamit, ngaqë imami do të duhej të jetë një shembull dhe vendi i tij është përpara pjesëmarrësve të xhematit. Pra, sʹështë e lejueshme që një person të falë namaz përpara imamit. Pejgamberi, ﷺ, falej përpara sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe bazuar në këtë, namazi i atyre që falen përpara imamit nuk njehet, dhe ata duhet ta përsërisin namazin. Por, disa dijetarë kanë bërë përjashtim në rastet e domosdoshmërisë, siç është rasti kur xhamia është e vogël dhe sʹka hapësirë të mjaftueshme për çdonjërin; në këtë rast, ata duhet të falen në të djathtë dhe në të majtë të imamit, si dhe përpara tij dhe pas tij, për shkak të domosdoshmërisë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua” 13/44