Pyetja:
A lejohet pjesëmarrja në festat martesore, në të cilat ka gjëra të ndaluara? Poashtu, në këto ahengje mund të shihni këngëtarë që zbavitin njerëzit.
***
Përgjigjja:
Nëse festa e martesës nuk ka gjëra të ndaluara, siç është alkooli, përzierja mes grave dhe burrave, muzikës apo nëse personi që merr pjesë ka mundësi t’u jap fund këtyre gjërave, atëherë është e lejueshme për të që të marrë pjesë në një tubim të tillë së bashku me të tjerët në gazmend. Në fakt, është e detyrueshme të merret pjesë nëse personi ka mundësi t’u japë fund gjërave të dënueshme.
Nëse festa ka gjëra të ndaluara dhe personi nuk ka mundësi t’i ndalë ato, atëherë nuk
është e lejueshme për të që të marrë pjesë në një të tillë festë. Kjo bazohet në
përgjithësinë e thënies së Allahut: “Lëri ata që marrin fenë e vet për lojë dhe zbavitje dhe janë mashtruar nga jeta e kësaj bote. Por, përkujtoji me të (Kuranin), që personi të mos bie në shkatërrim për atë çfarë ka fituar, kur s‘do të gjejë për vete ndonjë mbrojtës apo ndërmjetësues përveç Allahut.” (Enam, 70)
Ai po ashtu thotë: “Ka nga njerëzit që blen të folur të kotë (këndim, muzikë) për t’i çorientuar (njerëzit) pa dije nga Rruga e Allahut, dhe tallet me këtë. Për të tillin do të ketë torturë poshtëruese.” (Lukman, 6)
Hadithet e transmetuara që dënojnë këndimin dhe instrumentet muzikore janë të shumta.
Për sa u përket festave të ditëlindjeve, as muslimani e as muslimanja s’bën të marrin
pjesë në to, ngaqë kjo është bidat. Përjashtimi i vetëm do të kishte qenë që ajo të marrë
pjesë në to për t’i ndalur ato dhe të shpjegojë vendimin në lidhje me festat e tilla.
Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetua