Pyetja:
A ka namaz sunet para apo pas xhumasë?
***
Përgjigjja:
Lavdi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.
Sipas opinionit më të saktë, s’ka namaz sunet të rregullt para xhumasë. Por, muslimani këshillohet që, kur të vijë në xhami, të falë aq sa tʹia mundësojë Allahu të falë, duke jep selam pas çdo dy rekateve, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: ʺNamazi i natës dhe i ditës (dmth., të tjerat veç farzeve) është dy nga dy.ʺ [1]
Shumë transmetime të vërteta tregojnë se muslimani këshillohet që, kur të vijë në xhami në ditën e xhuma, të falë aq sa do Allahu para se të dalë imami. Pejgamberi ﷺ nuk ka specifikuar se a duhet të falen dy, katër apo më shumë. E gjithë kjo është mirë. Por, minimumi është dy rekate të përshëndetjes së xhamisë.
Sa i përket faljes pas xhumasë, ka namaz sunet të rregullt, minimum i të cilave është dy rekate dhe maksimumi katër. Sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: ʺKushdo nga ju që falet pas xhumasë, le tʹi falë katër (rekate).ʺ [2] Dhe ai ﷺ falte dy rekate pas xhumasë në shtëpinë e vet. Allahu na ndihmoftë për të bërë atë që e kënaq Atë.
Shejh Ibn Baz, “Mexhmu Fetaua ue Mekalat Mutenewwiʹeh li Semahat” pjesa 12, vëllimi 386
———————
[1] Ahmedi, Ibn Maxhe, Ebu Davudi dhe të tjerët
[2] Muslimi, el‐Xhumuʹah, 8881