Pyetja:

Një ditë fillova të falem por në namaz nga rekati i tretë nëse nuk gaboj m’u kujtua se nuk jam drejtuar nga kibla, por isha drejtu në drejtim tjetër. Pastaj u ngrita, u drejtova nga kibla dhe e fala përsëri të njëjtin namaz.

A ka ndonjë hadith që është e ndaluar të vishet ngjyra e kuqe dhe e verdhë, qoftë për meshkuj apo për femra?

***

Përgjigjja: 

Mjaftonte që të kthehesh nga kibla kur e mësove se ishe gabim dhe të mos e përsëritje namazin, por tashmë nuk ke detyrim asgjë.

Janë transmetuar disa hadithe që i ndalojnë burrat të veshin rrobë me ngjyrë të verdhë të fortë (zeaferan), madje Pejgamberi ﷺ ka thënë se veshja me këtë ngjyrë është prej veshjeve të jobesimtarëve. [1] Po kështu, transmetohet edhe nga Aliu se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar nga veshja e mëndafshit, nga veshja me ngjyrë të verdhë (muasfar) dhe nga vendosja e unazës prej ari. [2]
Të gjitha këto janë në lidhje me burrat.

Kurse në lidhje me gratë, në një hadith thuhet: “Mjerë për gratë nga dy të kuqet (të verdhat): ari dhe e ngjyrosura me të verdhë.” [3]
Në lidhje me kuptimin e këtij hadithi ka disa fjalë në mesin e dijetarëve, dhe ndoshta më e sakta është të thuhet se Pejgamberi ﷺ ka për qëllim gratë e veta, që t’i japin përparësi botës tjetër mbi këtë botë, kurse për gratë e tjera është e lejuar, por braktisja e tyre është më e mirë për ato që kërkojnë atë që gjendet tek Allahu, në xhenet.

Allahu e di me mirë.

Komisioni për fetva dhe studime

Përktheu: Unejs Sheme

————————–

[1] Muslimi

[2] Muslimi

[3] Sahiha, 339