Pyetja:
A është më mirë t’i mbaj për vete problemet e mija apo dhe të flas për to me të tjerët?
***
Përgjigjja:
Besimtari nuk duhet t’i ankohet askujt për hallet dhe problemet e veta përveç Allahut të Madhëruar, sepse ankesa te njerëzit tregon pakënaqësi me caktimin e Allahut. Por lejohet që besimtari të këshillohet me njerëzit e tij të dashur e të aferm besimtarë, me qëllim që të gjejnë zgjidhje dhe të konsultohen me njëri-tjetrin për këtë qëllim, përndryshe, ankesa e besimtarit i drejtohet vetëm Allahut dhe askujt prej krijesave të Tij, kur është në formë ankese dhe jo konsultimi.
Ish-muftiu i Arabisë Suadite, shejh Ibn Baz
Përktheu: Suad Shabani