Pyetja:
Cila është gjendja e atyre njerëzve të cilët veprojnë gjynahe të mëdha duke e ditur se është gjynah i madh, por kur ballafaqohet me gjynahun, zemra e tij anon nga ajo vepër e shëmtuar, pas kësaj pendohet, por nuk kalon kohë e gjatë dhe i kthehet atij gjynahu dhe prapë pendohet.
Ju lutem një sqarim për këtë dhe cila është preventiva më e mirë që të largohemi nga gjynahe të tilla. Allahu ju shpërbleftë dhe ne na faltë për gjynahet tona, të cilat i bëjmë natën dhe ditën!
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut. Krijuesit të botëve. Vetëm Atij i falemi dhe vetëm Atij i kërkojmë ndihmë. Salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pendimi nga mëkatet për muslimanin është një element shumë i rëndësishëm, qoftë për mëkatet e mëdha apo të vogla, por derisa mëkatet e vogla mund të falen, ose më mirë të themi mund të shlyhen me vepra të mira, me të cilat besimtari pason mëkatet e vogla, që të falen mëkatet e mëdha është kusht të realizohen disa kushte. Kushtet e pendimit janë:
1. Të largohet nga ai mëkat.
2. Të zotohet për të mos u kthyer më në atë mëkat.
3. Të ndiej keqardhje (të bëhet pishman) për mëkatin e bërë.
4. Nëse mëkati i tij është i lidhur me ndonjë zullum të bërë ndaj njerëzve, atëherë obligohet t’ua kthejë atyre atë të drejtë (nëse i ka marrë ndonjë gjë dikujt, atëherë ai obligohet t`ia kthej atë).
5. Të jetë pendimi para gargarës (para se të shtrihet për vdekje).
Kushti i parë që u përmend është largimi dhe mospërsëritja e mëkatit, por nëse personi pendohet sinqerisht dhe ndien keqardhje për mëkatin, megjithëkëtë pas një kohe dobësohet prapë dhe në ndonjë situatë sfiduese për të, e mund shejtani dhe e përsërit të njëjtin mëkat, a nënkupton kjo se pendimi i tij nuk ishte pranuar apo çfarë.
Alaudin Abazi
Burimi: Klubi Kulturor, IslamiFejaeVertete