Pyetja:

Përderisa falemi dhe i themi salavatet një pjesë e tyre është lutje për familjen e Profetit Ibrahim a.s. Nëse Profeti Muhamed ﷺ dhe Ibrahimi (alejhi selam) me familje janë në xhenet, pse të lutemi për ta?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thënia e salvateve pas teshehudit në namaz është një nga ritet e vërtetuara me hadithe të shumta dhe të sakta. Prandaj në medhhebin hanefi dhe maliki, salavatet janë sunet në uljen e fundit, ndërsa te të tjerët janë farz.

Kurse pse bëhet lutje për Muhamedin ﷺ dhe për familjen e tij, pastaj për Ibrahimin alejhi selam dhe për familjen e tij është shumë e thjeshtë, pasi lutja nuk nënkupton vetëm futje në xhenet, por ka mundësi ngritje të shkallëve në xhenet, shtim të mëshirës, të faljes dhe të mirësive përgjithësisht.

Alaudin Abazi