Pyetja:
A lejohet që gjatë abdestit të mos bëhet pastrimi i veshëve për shkak të dhembjes kur uji depërton në vesh?
***
Përgjigjja:
Fërkimi i veshëve me dorë të lagur gjatë marrjes së abdestit është sunet, pra nuk është prej veprave që kushtëzohet vlefshmëria e abdestit, por prej veprave plotësuese të abdesit.
Lënia e ndonjë prej suneteve të abdestit qëllimisht pa asnjë arsye është e urryer, e papëlqyer, por megjithatë abdesti është i plotë. Ndërsa nëse e lëmë ndonjë sunet të abdestit për shkak të nevojës, siç është sëmundja apo mungesa e ujit, në këso situatash nuk është e urryer dhe abdesti është i plotë dhe në rregull.
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi