Pyetja:
Si duhet sjellur karshi pasurisë së jetimit?
***
Përgjigjja:
Ngrënia e pasurisë së jetimit padrejtësisht përbën një nga gjynahet e mëdha.
Ebu Hurejra përcjell se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shmanguni nga shtatë gjynahet shkatërruese.” Dikush tha: “Cilat janë ato o i dërguari i Allahut?!” Tha: “Ti bësh shok Allahut, magjia, vrasja e njeriut veçse me drejtësi, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, zbrapsja në ditën e betejës, shpifja ndaj grave të pastra dhe të ndershme.” [1]
Gjithashtu Allahu i Lartësuar e ka vënë në dukje ndalimin e ngrënies së pasurisë së jetimit padrejtësisht: “Mos iu afroni pasurisë së jetimit veçse në mënyrën më të mirë.”
(El Isra, 10)
Gjithashtu thotë: “Mos i hani pasuritë e tyre duke i përfshirë në pasurinë tuaj. Me të vërtetë kjo është gjëmë e madhe.” (Nisa, 2)
Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë
———————————
[1] Buhariu dhe Muslimi