Pyetja:
Rrethohem nga njerëz të cilët përgojojnë, flasin keq dhe nuk praktikojnë besimin.
***
Përgjigjja:
Bëj sabër, bëj durim. Dashtë Allahu e bëhesh sebep që këta njerëz me ty të udhëzohen në fenë e Zotit. Le të jetë sjellja jote, edukata jote, korrektesa jote, buzëqeshja jote, durimi yt çelësi më i mirë për t’i ftuar këta njerëz në fenë e Zotit. Kështu që bëj sabër, bëj durim, sepse po të kishte ikur Pejgamberi ﷺ që në fillim…i thirri njerëzit në islam dhe nuk iu përgjigjën, po të bënte zgjidhjen që: ”Epo mirë pra po iki, meqë ju nuk u përgjigjët!”, kjo nuk do të ishte zgjidhja e duhur. Zoti e la pikërisht në atë vend ku ata nuk iu përgjgjen thirrjes së tij, nuk e dëgjuan fjalën e tij, e la sa vite? Trembëdhjetë vite. Aty tek vendi yt, tek fisi yt, tek gjaku yt, tek lagjia jote, tek katundi yt, tek qyteti yt, aty të rrish; se inshaAllah Zoti të bën sebep mos një një tjetër, mos një një tjetër, inshaAllah Zoti i udhëzon njerëzit në islam me ty ose për sebepin tënd.
Allahu e di më së miri.
Dr. Imam Ahmed Kalaja