Pyetja:

A ka kriter te bankat islame sa duhet me qenë përqindja e fitimit? A ka ndonjë rregull të caktuar?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

Jo nuk ka kriter. Është çështje biznisi. Hallalli është hallall edhe nëse është i shtrenjtë, harami është haram edhe nëse është i lirë, madje edhe nëse është falas. Pse është një gjësend i shtrenjtë, por hallall dhe i tjetri i lirë por haram, nuk i lejohet muslimanit ta braktisë të shtrenjtën – hallallin dhe ta marr të lirën – haramin. Përqindja e fitimit të bankave është çështje që varet nga ta dhe ndërlidhet me kushtet e tyre të interesit, p.sh., 12%, 10%, 8%, varet edhe kushtet e marrëveshjeve me të cilat i kanë ata me bankat e tyre. P.sh., sa shumë parash merr dhe për sa kohë merr, sepse nëse i merr p.sh., për 2 vjet ua bllokon atyre 10, 20 apo 50.000 €, por nese i huazon nga ta për 6 muaj, sigurisht që është përqindje ma e ultë.

Në banka të tilla njerëzit shkojnë në emër të hallallit. Pika më e rëndësishmja në bankat islame është që të jetë hallall, konform ligjit islam, mos të ketë kamatë. Sa kanë fitim nuk është çështja jonë. Në fund të mundohemi të tregohemi të mëshirshëm ndaj njerëzve.

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.