Pyetja:
A është më mirë të organizohet falja e namazit të teravive në shtëpi?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin ﷺ
Namazi i teravive për burrat është më e udhës të falet me xhemat në xhami gjatë netëve të Ramazanit, sepse Profeti ﷺ ka thënë: “Kushdo që falet me imam derisa të mbarojë, atij do t’i shkruhet sikur ai e kaloi gjithë natën në namaz.” [1]
Megjithatë, nëse një burrë e fal teravinë në shtëpi, nuk ka mëkat dhe namazi i tij është i vlefshëm. Në kohë të tjera përveç Ramazanit, burrit i është urdhëruar që të falet kijam-lejl në shtëpi.
Sa i përket grave, është më mirë që ato të falen në shtëpi, por nëse gruaja dëshiron të falet në xhami, nuk duhet të pengohet nga kjo, sepse Profeti ﷺ ka thënë: “Mos i pengoni gratë tuaja që të vijnë në xhami, por shtëpitë e tyre (për namaz) janë më të mira për to.” [2] Dhe ai ﷺ tha: “Mos i pengoni robëret e Allahut të vijnë në xhamitë e Allahut”. [3]
Allahu e di më së miri.
islamqa.info
——————————-
[1] Tirmidhiu, 806
[2] Ebu Davudi, 567
[3] Buhariu, 900; Muslimi, 442
Comments are closed.