Pyetja:
Sa minuta pas imsakut duhet të falet sabahu dhe a vlen njësoj në gjitha vendet kjo?
***
Përgjigjja:
Në parim mes imsakut dhe kohës së sabahut koha është shumë e ngushtë, pra përfundon imsaku dhe pas pak hyn koha e sabahut. Pejgamberi ﷺ kur e ka përfunduar imsakun pak më vonë e ka falur sabahun, dhe transmetimet nga sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) kanë thënë: Pas imsakut deri në sabah, ka qenë koha sa për të lexuar 35, 40 apo 50 ajete kuranore e që i bie diku 30 minuta pas imsakut hyn koha e sabahut.
Por kjo dallon nga vendi në vend dhe shikohet në secilin vend veç e veç. Nuk bën të bazohen ata që gjenden në Gjermani me kohën tonë në Kosovë, apo ata që gjenden në Amerikë apo në ndonjë vend tjetër të botës. Secili shtet/vend i ka specifikat e tija.
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.