Pyetja:

A bëjnë vjedhje xhinët?

***

Përgjigjja:

Kjo pyetje i është parashtruar Ibn Tejmijes dhe ka thënë se po, xhinët vjedhin. Ata vjedhin mall, ushqim dhe xdo send tjetër. Vetëm se ata mund të vjedhin atë pasuri në të cilën nuk është thënë “Bismilah”.

Shpeshherë ankohen njerëzit se u janë vjedhur para, a ndodh që xhinët t’i kenë vjedhur? Po, ata vjedhin atë pasuri që vendoset në një dhomë pa thënë “Bismilah”. Kështu tha edhe Ibn Tejmije.

Hudhejfe tregon se ishte ulur bashkë me Pejgamberin ﷺ në sofër dhe po prisnim të fillonte i Dërguari i Allahut të hante. Pastaj erdhi një vajzë e vogël dhe zgjati dorën e u ngut të merrte ushqimin, Pejgamberi ﷺ ia kapi dorën dhe tha: “Kështu ngutet ta marr ushqimin shejtanin dhe unë kapa dorën e vajzës sepse mbi dorën e saj ishte e kapur dora e shejtanit.”

Në një rast tjetër ishte i Dërguari i Allahut ﷺ me 6 persona duke u ulur për të ngrënë dhe erdhi një beduin e iu bashkangjit. Beduini me dy kafshata e ngrëri tërë ushqimin dhe pastaj Pejgamberi saws tha: “Sikur të thoshte ‘Bismilah’ do të mjaftonte ky ushqim për të gjithë.”

Sikurse disa persona që ndonëse hanë shumë nuk shtojnë në peshë dhe u thuhet se kjo ndodh ngase nuk thonë “Bismilah” kur hajnë, dhe kjo ka argument në sheriat. Thotë Pejgamberi ﷺ: “Ai person që nuk thotë “Bismilah” kur hyn në shtëpi bashkë me të hyjnë edhe shejtanët, pastaj ata shejtanët ulen në tryezë (bashkë me familjarët) dhe nëse dikush nuk thotë “Bismilah” atëherë humbet bereqeti i atij ushqimi dhe shejtanët hajnë bashkë me të.”

Prandaj është e pëlqyeshme ai person që thotë “Bismilah” të thotë me zë pak më të lartë në mënyrë që të ua rikujtoj edhe të tjerëve. Ngase shejtanët e vjedhin dhe e hajnë ushqimin në të cilin nuk është thënë “Bismilah”.

Kur nuk themi “Bismilah” shejtani thotë se sot kam gjetur ushqim, e nëse themi atëherë thotë se sonte do të fle i uritur. Pra prej neve është mirë të themi “Bismilah” edhe kur hyjmë në shtëpi në mënyrë që ta lëmë shejtanin edhe pa ngrënë edhe jashta shtëpisë tonë.

Dikush tha se unë mjaftohem me thënien “Bismilah” kur të zgjohem në mëngjes ngase nuk dal më përjashta, dhe kështu shejtanët nuk mund të futen mbrenda e të hanë me mua. Por ne i themi se mos të harroj ngase ai ka një shejtan që e ndjekë nga pas gjithmonë andaj duhet ta përmend Allahun dhe të hajë me dorën e djathtë. Pejgamberi ﷺ tha: “Hani dhe pini me dorën e djathtë ngase shejtani hanë me dorën e majtë.”

Hoxhë Sadullah Bajrami

Comments are closed.