Pyetja:

Ia kam falur kunatit një fëmijë, deshta ta di se a kam bërë mirë apo kam gabuar?

***

Përgjigjja:

Ke gabuar edhe ti edhe kunati juaj. Ngase fëmijët i fal Zoti dhe jo njeriu. Nëse do ia jepnit kunatit vetëm për ta rritur njëri nga fëmijët atëherë kjo do të ishte në rregull, por jo ta falësh.

Të ia falësh dikujt fëmiun është cekur në Kuran dhe është e ndaluar dhe haram. Andaj edhe ju edhe kunati me gruan e tij le të pendohen tek Allahu, ngase nuk e keni ditur dhe kërkoni falje tek Allahu. Fëmijën le ta mbajnë por le ta ndryshojnë nijetin se nuk po e rrisin si fëmijë të tyre por po rrisin, edukojnë dhe përkujdesen për fëmijun e vëllaut.

Pastaj kur të rritet fëmiju të i tregoj xhaxhai i tij se ai është xhaxhai dhe se cilët janë prindërit e tij të vërtetë.

Allahu e di më së miri

Hoxhë Shefqet Krasniqi