Pyetja:
Cili është gjykimi i therjes së kafshës me dorën e majtë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Nuk ka asgjë të keqe të therni një kafshë me dorën e majtë. Dijetarët e Komitetit të Përhershëm për Fetva u pyetën: “Një ditë vendosa të bëj një festë dhe solla një kuzhinier për të bërë ushqim për mysafirët e mi. U trondita kur e pashë atë kuzhinier duke therur kafshën me dorën e majtë, duke thënë Bismilah dhe duke lexuar tekbirin që është urdhëruar sipas mësimeve islame: “Bismilahi ue Allahu ekber (Me emrin e Allahut dhe Allahut është më i madhi). Unë i bërtita: “Jo, jo ashtu!” Dhe ai më tha: “Kam kërkuar leje nga hoxhallarët dhe ata më dhanë leje të therja me dorën time të majtë.”
Ata u përgjigjën: “Nuk ka asgjë të keqe në këtë, por therja me dorën e djathtë është më e mirë, nëse është e mundur.” [1]
Allahu e di më së miri.
islamqa.info
——————————————————————————
[1] Fetava el-Lejneh ed-Da’imah (22/474-475)
Comments are closed.