Pyetja:

Kur lëndohet fëmiu fizikisht apo psiqikisht para nënës, çfarë mëkati ka nëna?

***

Përgjigjja:

Në asnjë rrethanë, në asnjë mënyrë nuk guxon askush në këtë dunja që fëmijun ta trajtojë në atë mënyrë që fëmiu të marr ankth, traumë, që fëmiu të tmerrohet. Kjo është krim në psikologji, është krim ndaj një fëmije. Me plotë kuptimin e fjalës është dhunë, e dhuna është krim. Nuk është krim vetëm të derdhet gjak.

Babai bashkë me nënën e kanë detyrë t’i dalin krahë fëmijut të tyre, nuk është turp. Nëse familjarët e burrit ta keqtrajtojnë fëmijën tënd nuk është turp ta marrësh dhe largosh prej aty. Por jo të zihesh me ta, ngase zënkat me ta vetëm se e tensiojnë edhe më shumë gjendjen.

Vetëm duhet ta marrësh fëmijun tënd ta ulësh në prehër e ta përqafosh dhe t’u thuash mos ta rrahin apo keqtrajtojnë ngase është fëmijë. Logjikisht familja e burrit duhet ta duan dhe edukojnë nipin e tyre, ngase ti padyshim ai është gjak i tyre e ti nuk e ke sjellë nga familja yte.

Fëmijut duhet të i dilni krahë, vexanarisht babai i tij. Nëse është e nevojshme edhe të i zhvendosin në një shtëpi tjetër bashkë me gruan. Mund të bëhet zhurmë nga ana e familjes së burrit por më mirë të bëhet zhurmë për një kohë të shkurtër sesa të jetë në vazhdimësi.

Andaj nëse e shihni të arsyeshme si zgjidhje ndarjen nga familja e burrit duhet ta bëni, burri juaj duhet të veproj. Ngase është gjynah të shkatërrohet jeta e fëmijut, sepse do ketë pasoja tërë jetën.

Mos e merr shumë afër zemrës, mos e dëmto vetën menaxhoje me abdes e dhikër. Edhe nëse do kesh ti vështirësi nuk prishë punë, prioritet duhet të jetë fëmiju ngase e keni amanet nga ana e Allahut.

Dr. Shefqet Krasniqi