Pyetja:

Si mund ta forcojmë devotshmërinë (takvan) ndaj Allahut në zemrat tona? Unë humbas kohë duke shikuar televizor dhe duke luajtur lojëra; çfarë mund të bëj?

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që t’i frikësohemi Atij (takua) dhe na ka thënë se takvaja është çelësi i suksesit dhe begatisë në këtë botë dhe në ahiret, sikurse Ai, qoftë i Lavdëruar dhe i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” (Ali Imran: 102).

“Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që kanë frikë nga Allahu e i përkushtohen Atij, do të jenë të fituarit e vërtetë.” (Nur: 52).

Dhe Ai na thotë se Ai, qoftë i Lavdëruar, është me ata që i frikësohen Atij: “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” (Nahl: 128)

“… kurse Allahu është Mbrojtësi i atyre që i frikësohen Atij e që ruhen nga gjynahet.” (Xhathijat: 19).

Dhe Ai na thotë se përfundimi (më i mirë) është për të drejtët (ata që i frikësohen Allahut), siç thotë Ai: “Fundi i lumtur u takon atyre që i frikësohen Allahut”. (Araf: 128).

Ata janë ata që do të arrijnë shpëtimin dhe suksesin në këtë botë dhe në ahiret, siç thotë Allahu: “E Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që u ruajtën (prej të këqijave). (Fusilat: 18).

Dhe thotë Ai: “Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë…” (Merjem: 72).

“S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.” (Nebe: 31).

Të drejtët (ata që i frikësohen Allahut) nga besimtarët janë aleatët ose miqtë e ngushtë të Allahut: “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje?”. “(Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.” (Junus: 62-63).

Dhe ka shumë ajete të ngjashme.

Së dyti:

Takua (frika ndaj Allahut dhe të qenit i drejtë) do të thotë të bësh atë që Allahu ka urdhëruar dhe të përmbahesh nga ajo që Ai ka ndaluar.

Një nga gjërat që do ta ndihmojë njeriun për ta bërë këtë është të reflektojë për çështjen e kësaj bote dhe të ahiretit dhe të kuptojë vlerën e secilës prej tyre. Ky kuptim në mënyrë të pashmangshme do ta shtyjë një person të përpiqet për të arritur lumturinë e parajsës në botën tjetër dhe shpëtimin nga zjarri. Prandaj Allahu, i Madhëruar dhe i Lartësuar, na tregon për xhenetin se ai është: “i përgatitur për të devotshmit.” (Ali Imran: 133).

Një nga gjërat që do ta shtojë takvanë në zemrat e njerëzve është përpjekja për t’iu bindur Allahut të Lartësuar dhe për të bërë vepra të mira, sepse Allahu do ta shpërblejë për këtë me shtimin e udhëzimit dhe takvasë, e cila do ta ndihmojë atë t’i përmbahet asaj. Allahu e ka urdhëruar dhe do t’i hapë dyert e mirësisë dhe bindjes dhe Allahu do t’ia lehtësojë atë që nuk i ishte lehtë më parë. Allahu i Madhëruar thotë: “Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur.” (Muhamed: 17).

Një nga mjetet që e ndihmon njeriun të rrisë frikën ndaj Allahut dhe të arrijë tekva është agjërimi i madh, sepse Allahu i Lartësuar ka caktuar në agjërim një cilësi të veçantë që e ndihmon njeriun të bëjë ibadete dhe bindje dhe i pëlqen veprat e tilla. Prandaj Allahu i Lartësuar ka thënë për obligimin e agjërimit: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare: 183).

Prandaj Profeti ﷺ e urdhëroi atë, e theksoi dhe na tha se nuk ka asgjë të ngjashme në këtë drejtim. Ebu Umame, Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: “I thash o i Dërguari i Allahut më trego për një vepër që më shpie në Xhennet”, më tha: “Përmbaju agjërimit sepse nuk ka si ai.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, më trego për një vepër tjetër të mirë.” Ai ﷺ tha: “Përmbaju agjërimit sepse nuk ka si ai.” [1]

Një gjë tjetër që do të ndihmojë në forcimin e takvasë në zemër është: përpjekja për të fituar karakteristikat e të drejtëve që i frikësohen Allahut, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përmendur në librin e Tij, siç thotë Ai: “Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.” (Bekare: 177).

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kush i falë mëkatet përveç Allahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë. (Ali Imran: 133-136).

Një gjë tjetër që ndihmon është respektimi i udhëzimeve dhe mësimeve të Profetit ﷺ dhe largimi nga bidatet që janë futur në fe. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (Enam: 153).

Një gjë tjetër që ndihmon është largimi nga gjërat që Allahu i ka ndaluar, siç thotë Ai, qoftë i Lartësuar: “Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.” (Bekare: 187).

Një gjë tjetër që ndihmon është të reflektuarit në ajetet e Allahut dhe shenjat e Tij në gjithësi, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi Allahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje.” (Junus: 6).

“Kështu Ne e shpallëm këtë Kur’an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur’ani) t’u sjellë atyre përvojë mësimi.” (Ta-Ha: 113).

Gjëra të tjera që ndihmojnë gjithashtu në forcimin e takvasë në zemër përfshijnë:

  • Përkujtimi i madh i Allahut dhe leximi i Kuranit.
  • Mbajtja e shoqërisë me njerëz të mirë që ofrojnë këshilla dhe përkujtues të sinqertë dhe shmangia e njerëzve të këqij dhe ndjekësve të bidatit.
  • Leximi i biografive të atyre që i frikësoheshin Allahut në mesin e besimtarëve të drejtë, si dijetarët, asketët dhe adhuruesit e devotshëm.

Së treti:

Njeriu i urtë duhet të përgatitet që në çdo moment të takojë Allahun e Lartësuar, sepse ai nuk e di se kur do t’i vijë vdekja, pas së cilës ai nuk do të jetë në gjendje t’i kompensojë të metat e tij dhe në atë kohë ai do të ndiejë keqardhje në një kohë kur keqardhja do të jetë e padobishme.

Çdo njeri do të pyetet në Ditën e Kijametit “për jetën e tij dhe si e kaloi atë, për rininë e tij dhe se si e përdori atë”. [2]

Shëndeti i mirë dhe koha e lirë janë nga begatitë e Allahut të Lartësuar, vlerën e të cilave shumë njerëz nuk e vlerësojnë derisa t’i humbasin. Prandaj Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ka dy bekime nga të cilat shumë njerëz nuk përfitojnë: shëndeti i mirë dhe koha e lirë” [3].

Ajo që nënkuptohet me “mospërfitimin prej tyre” është përdorimi i shëndetit dhe kohës së lirë në atë që nuk do t’i bëjë dobi në këtë botë dhe në ahiret. Kjo është humbje e vërtetë.

Njeriu i mençur e kupton se do të përballet me një çështje të rëndësishme, prandaj është thelbësore që të përgatitet për të.

Çdo përpjekje e bërë për t’iu bindur Allahut në këtë botë do të shpie në rehati dhe lehtësi në ahiret. Prandaj, një nga gjeneratat e hershme do ta shtynte veten të përpiqej fort për t’iu bindur Allahut; Njerëzit e këshilluan të pushonte, qoftë edhe për pak kohë, dhe ai tha: “Unë kërkoj prehje”. Përfundimi i citatit nga el-Fawaid (fq. 42).

Çdo rehati dhe kënaqësi që vjen nga mosbindja ndaj Allahut në këtë botë do të shpie në keqardhje dhe ndëshkim, nëse Allahu nuk e fal vepruesin në Ditën e Kiametit.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————–

[1] Ahmedi (22149), Nesaiu (4/165) dhe të tjerë; klasifikuar si sahih nga Albani.

[2] Tirmidhiu (2416); klasifikuar si sahih nga Albani.

[3] Buhariu (6412)